Avdela

Manakia Kardeşlerin Köyü

Ianaki dhe Milton Manakia lindën në një familje barinjsh vllehë pas mesit të shekullit XIX në Avdela, një fshat në Malet Pind, atëherë pjesë e Vilajetit të Manastirit në Perandorinë Osmane, sot në Greqi. Pikërisht, këtu, ata xhiruan filmin e parë të realizuar ndonjëherë në Ballkan dhe në të gjithë Perandorinë Osmane.

Sot, përveç maleve, pak gjëra janë të njohshme. Për të rikrijuar fotografinë me të njëjtin kornizim, më duhej të përdorja një dron. Këndvështrimi që kishin zgjedhur vëllezërit Manakia tani është i mbuluar nga pyjet.

Pranë ndodhet Manastiri i Trinisë së Shenjtë, të cilin vëllezërit e kishin fotografuar në një ditë feste. E gjeta manastirin në gjendje të mirë, megjithëse ishte festa e Shndërrimit. Për të mbërritur aty, përshkova një rrugë të vështirë pyjore me makinën 4×4 të kushërirës sime.

Kisha, tani e rrethuar nga pylli, përcjell një qetësi të çuditshme, që më dha ndjesinë se koha ishte përthyer mbi vetveten. Ndërsa isha aty, u ndjeva sikur isha transportuar një shekull në të kaluarën, një ndjesi e amplifikuar nga cilësia kinematografike e fotografisë së vëllezërve Manakia.

Today, little is recognizable beyond the mountains. To recreate the photograph with similar framing, I had to use a drone – the vantage point the brothers used is now forested. Nearby stands the Monastery of Saint Athanasios, which the brothers photographed on a feast day. I found the monastery in good condition, even though it was the Transfiguration feast day. To reach it, I traversed a rough forest road in my cousin’s 4×4. The church, now surrounded by forest, exudes an eerie peace that made time feel as though it had folded back on itself. Being there, I felt transported into the past, a sensation amplified by the cinematic quality of the Manakia brothers’ photograph.

Aziz Teslis Manastırı

Scroll to Top